image Mitrovica feston pas triumfit të Trepçës në finalen e Kupës - VIDEO

Basketboll

Mitrovica feston pas triumfit të Trepçës në finalen e Kupës – VIDEO

news image

KB Trepça ka triumfuar në finalen e Kupës së Kosovës në Basketboll ndaj Sigal Prishtinës.

Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec, “El Classico” prodhoi një super duel mes tyre, me ‘Torcidat’ që u treguan më vendimtar në çerekun e fundit, për të fituar Kupën e Kosovës.

“Xehtarët” triumfuan me rezultat 74-66 ndaj kryeqytetasve.

Me t’u kthyer klubi mitrovicas në qytet, ata janë mirëpritur nga mijëra qytetarë atje, duke krijuar një atmosferë fantastike.

Shumë qytetarë kanë ndezur fishekzjarrë duke e festuar triumfin, të përcjellur me muzikë.

/GazetaSinjali/