image Trepça mposht në finale Prishtinën, shpallet kampion i Kupës së Kosovës

Basketboll

Trepça mposht në finale Prishtinën, shpallet kampion i Kupës së Kosovës

news image

KB Trepça ka triumfuar në finalen e Kupës së Kosovës në Basketboll ndaj Sigal Prishtinës.

Në ndeshjen e zhvilluar në palestren “Mizair Isma” në Rahovec, “El Classico” prodhoi një super duel mes tyre, me ‘Torcidat’ që u treguan më vendimtar në çerekun e fundit, për të fituar Kupën e Kosovës.

“Xehtarët” triumfuan me rezultat 74-66 ndaj kryeqytetasve.

Dy koshashënuesit më të mirë në finale ishin Drilon Hajrizi nga Trepça dhe Dastin Thomas nga Prishtina, të dy me nga 16 pikë secili.

/GazetaSinjaliSport/