image Sulmuesi i Man.Cityt ultimatum Guardiolës: Dua të luaj në ndeshje vendimtare

Futboll

Sport/ Sulmuesi i Man.Cityt ultimatum Guardiolës: Dua të luaj në ndeshje vendimtare

news image

Manchester City fitoi gjithçka sezonin e kaluar në Angli, ndërsa të pakënaqurit nuk mungojnë. Sulmuesi Gabriel Jesus ka folur hapur dhe ka kërkuar që të luajë më shumë.

Ai mendon se situatat duhet të ndryshojnë dhe duhet t’i besohet në ndeshje të rëndësishme.

“Koha që unë të pres ka mbaruar, kam thuajse 3 vite që jam këtu. Dua të luaj më shumë, sezonin e kaluar nuk kisha mundësi të luaja në ndeshje të rëndësishme, mendoj se gjërat duhet të ndryshojnë”.

“Konkurrenca është e lartë, Aguero mund të jetë legjenda më e madhe e historisë së këtij klubi, por nuk dua të qëndroj në pankinë. E vështirë të mos luash në ndeshje vendimtare, nuk jam sjellë asnjëherë si jo profesionist. Nuk dua t’i marr vendin askujt, gjërat ndodhin natyrshëm”, – tha ai duke i dërguar një sinjal të qartë trajnerit Pep Guardiola.