image Sulmuesi francez, Lacazette i ofrohet Barcelonës dhe Juventusit

Futboll

Sulmuesi francez, Lacazette i ofrohet Barcelonës dhe Juventusit

news image

Agjenti i Alexandre Lacazette i ka ofruar sulmuesin Barcelonës dhe Juventusit, raporton Calciomercato, transmeton Sinjali Sport.

Sipas tyre, Arsenal kërkon që të vazhdojë kontratën me francezin, por që ai po kërkon një aventurë tjetër larg Emirates Stadium.

Po ashtu, edhe Atletico Madrid është në garë për të siguruar shërbimet e Lacazette i cili ka shënuar nëntë gola në 23 ndeshje në Premierligë.

Sipas Transfermarkt, vlera e 29-vjeçarit është 35 milionë euro.

Francezi kishte firmosur me Arsenalin në vitin 2017 dhe kishte ardhur nga ekipi francez, Lyon./Gazeta Sinjali Sporti/