Pas gati një muaji është arrestuar një person në Prishtinë. I njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 12 korrik të këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjithashtu, bëhet e ditur se i dyshuari për kryerjen e kësaj vepre është dërguar në mbajtje.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./GazetaSinjali/