Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi që dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:53.
“Rr. Nëna Terezë, Pejë 12.08.2020-22:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar seksualisht viktimën femër. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë ”, thuhet në raport. /Gazeta Sinjali/