Një shtetas i Serbisë është arrestuar pasi ka fyer dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor sot rreth orës 04:25 të mëngjesit në pikën e kalimit kufitar në Merdar.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) gjatë kalimit të kufirit, nuk ka respektuar urdhrin e zyrtarit policor dhe i njëjti ka fyer e më pas ka sulmuar fizikisht policin.
Sipas burimeve zyrtari policor ka pësuar lëndime, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të stacionit policor në Podujevë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, me urdhër të së cilit i dyshuari ndalohet në qendrën e ndalimit për 48 orë.