Policia e Kosovës ka arrestuar një grua dje në Prishtinë, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht një mashkull, transmeton Gazeta Sinjali.
Gjatë arrestimit të të dyshuarës është lënduar një zyrtare policore, e cila ka pranuar trajtim mjekësor.
Kurse, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 04.10.2020 – 14:15. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë arrestimit të të dyshuarës është lënduar një zyrtare policore, e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/