Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se një vajzë ka raportuar se me datë 25 dhjetor në një kafiteri është sulmuar seksualisht nga një person, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, palët ishin në gjendje të dehur, ndërkaq me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Palët ishin në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, rasti është cilësuar si “Sulm seksual”./GazetaSinjali/