Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar për sulm seksual ndaj një vajze në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Rasti raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 22 korrikut, rreth orës 19:40.
Policia në raporton 24-orësh njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/