Një vajzë është ngacmuar seksualisht nga një person në Malishevë më datë 16 të muajit dhjetor, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personi i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën është arrestuar dje dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, rasti në Polici është iniciuar si “Sulm seksual”./GazetaSinjali/