image Sulmohet seksualisht një e mitur në Prishtinë

Siguri

Sulmohet seksualisht një e mitur në Prishtinë

news image

Një rast i sulmit seksual ka ndodhur dje në Prishtinë, ku një vajzë e mitur është sulmuar seksualisht nga i dashuri i saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa për të miturën, prokurori ka marrë vendim që të dërgohet për ekzaminim mjekësor.

“Prishtinë 25.02.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar seksualisht të dashurën e tij viktimën femër kosovare-e mitur. Me vendim të prokurorit, viktima do të dërgohet për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

/GazetaSinjali/