image Sulmohet pronari dhe stafi i një fitnesi në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

Siguri

Sulmohet pronari dhe stafi i një fitnesi në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

news image

Disa persona janë arrestuar, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar pronarin e një fitnesi, në qendrën zejtare rruga “Bill Klinton” në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për “Energy Gym”, i cili gjendet në qytetin e Pejës.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, nga persona të panjohur janë sulmuar pronari dhe stafi i fitnesit.

Nga pamjet që Sinjali i ka siguruar, shihet se prezent në vendngjarje janë edhe njësia policore.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, të cilët e kanë konfirmuar rastin por që kanë deklaruar se janë në grumbullim të të dhënave nga njësitë relevante.

Lidhur me rastin Sinjali do të ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/