Dje rreth orës 19:20 një qytetar është sulmuar fizikisht nga disa persona në Suharekë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore, ku fillimisht i është ofruar ndihmë mjekësore në Suharekë.
Por për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.