Një police është sulmuar nga një person i gjinisë mashkullore në Graçanicë, njofton policia.
“Viktima femër serbe zyrtare policore ka njoftuar se derisa ka qenë në postë është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar serb. Sipas viktimës gjatë sulmit ankuesi e ka përmendur një dënim që viktima i kishte shqiptuar më herët të dyshuarit”, tha policia përmes raportit 24 orësh.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Sinjali/