Një person pretendon se dje rreth orës 19:20 në afërsi të objektit të Telekomit në Mitrovicën e Veriut, është sulmuar fizikisht nga tre persona të dyshuar të cilët deri më tani nuk kanë arritur që të identifikohen nga autoritetet, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se viktima (emri i njohur për redaksinë), ka shkuar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut ku ka deklaruar se është sulmuar nga tre persona, të cilët po mbanin kapuç në kokë.
Viktima është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se ka lëndime të lehta trupore.
Sinjali mëson se rasti është cilësuar si ‘Lëndim i lehtë trupor’, teksa për hetimet lidhur me rrethanat e ngjarjes, pritet të merren pamjet vendi i ngjarjes i cili vëzhgohet nga kamerat e sigurisë.