image Sulmohet nga qentë endacak një turiste në Prishtinë

Kosovë

Sulmohet nga qentë endacak një turiste në Prishtinë

news image

Numri i madh i qenve endacakë në rrugët e qyteteve të Kosovës shumë herë ka paraqitur problem për qytetarët dhe në raste të caktuara, në disa pjesë të vendit, ka pasur edhe viktima e fëmijë të kafshuar nga qentë.

Sot një turiste nga Çekia është sulmuar nga qentë endacak pranë kampusit të Universitetit të Prishtinës.

Kjo ngjarje u bë e ditur nga faqja “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë”, në Facebook.

“Sapo ndodhi në oborrin e kampusit të universitetit të Prishtinës ma konkretisht të biblioteka kombëtare qenët endacak e kafshuan një turiste nga Çekia ku ndërhyrja mjekësore ishte e menjëhershme dhe vazhdoj për trajtim në QKUK. Kujdes nga Qenët endacak problem që su zgjedhë asnjëherë”, njoftoj faqja Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë.

Sapo ndodhi në oborrin e kampusit të universitetit të Prishtinës ma konkretisht të biblioteka kombëtare qenët endacak e…

Posted by Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë on Wednesday, November 23, 2022

/GazetaSinjali/