Sot rreth orës 05:30 në “Rrugën B” në Prishtinë, dyshohet se ka ndodhur një grabitje në një bankomat të bankës përmes një eksplozivi nga persona të dyshuar dhe të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi (roje), shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se nuk ka persona të lënduar, gjersa hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.
“Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor, dyshohet se një grabitje është realizuar duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes (eksploziv), nga disa persona të dyshuar të cilët në ikje e sipër kanë shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të një personi (roje). Nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në përgjigjen e PK-së.
“Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”.