Ende pa kaluar një javë nga sulmet e njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, sot ka ndodhur sulmi i radhës, raporton Gazeta Sinjali.
Vetura e një zyrtari policor (emër i njohur për redaksinë) në Njësinë e Policisë kufitare ka qenë cak i të shtënave me armë.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se sulmi ka ndodhur sot në fshatin Mekinjici të Leposaviqit.
Sinjali ka siguruar edhe pamje të veturës së policit që u gjuajt nga persona të panjohur.
Kujtojmë se deri më tani, institucionet e Kosovës nuk kanë njoftuar nëse kanë identifikuar ndonjë person përgjegjës për sulmet ndaj Policisë së Kosovës.