Një patrullë e Policisë së Kosovës është sulmuar para pak minutash në Zveçan me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM, raporton Gazeta Sinjali.
Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23 :00 në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit,
“Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM. Si pasojë e incidentit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policies” – thuhet në njoftimin e Policisë.
“Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore” – thekson njoftimi i Policisë.