image Sulmi terrorist në Austri, policia fillojnë bastisjet në shtëpitë e të dyshuarve

Evropë

Sulmi terrorist në Austri, policia fillojnë bastisjet në shtëpitë e të dyshuarve

news image

Policia e Austrisë ka bërë me dije se kanë filluar bastisjet në disa shtëpi dhe zyra pune në kuadër të hetimeve në lidhje me sulmin në Vjenë.

Kujtim Fejzullai, 20 vjeç u identifikua si autor i masakrës në të cilën katër persona mbetën të vrarë kurse 15 të tjerë u plagosën. Ai me origjinë është nga Maqedonia e Veriut,

Bastisjet e policisë u zhvilluan në qytetet Osnabrueck, Kassel dhe Pinneberg, ndërkohë që shtëpitë u përkasin personave që mund të kenë pasur lidhje me autorin.

Policia austriake ka ndaluar 14 persona si pjesë e hetimeve në lidhje me këtë sulm.

Revista gjermane Der Spiegel kishte raportuar në fillim të kësaj jave se sulmuesi i Vjenës kishte kontaktuar me islamistët gjermanë gjatë një përpjekje për të udhëtuar në Siri për t’u bashkuar me grupin e Shtetit Islamik. Gjithashtu janë arrestuar edhe dy të rinj në Zvicër, të cilët mendohet se kanë pasur kontakte me Fejzullahin./Gazeta Sinjali/