Ballkani udhëtoi drejt Prishtinës për t’u përballur me kryeqytetasit në kuadër të xhiros së 5-të në Albi Superligën e Kosovës në Futboll.
Para fillimit të ndeshjes, ndodhi një incident mes dy tifozërive.
Tifozëria “Plisat” sulmuan ata suharekas “Xhebrailat” të cilët kishin udhëtuar në “Fadil Vokrri”.
Pas këtij incidenti, ka reaguar edhe klubi suharekas, FC Ballkani.
Sipas Ballkanit disa nga tifozët pësuan lëndime serioze në një sulm “tinzar të provokuar dhe të organizuar” sipas tyre, nga tifozë të pandergjegjshëm, teksa është dashur që ata të përcillen në QKUK-së.
Më poshtë e gjeni postimin e plotë nga klubi “portokalli”: