Policia e Kosovës ka qenë cak i sulmeve nga kufiri me Serbinë. Disa patrulla policore për dy ditë rresht janë gjuajtur me armë e mjete piroteknike.
Për këto ngjarje kanë reaguar institucionet vendore dhe ato të huaja.
Edhe UNMIK ka dënuar rastin duke bërë thirrje që autorët të mbajnë përgjegjësi.
Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se sundimi i ligjit është themelore për siguri.
“Sundimi i ligjit është themelor për paqen dhe sigurinë. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm”, u shpreh Ziadeh.
Ndërkaq ambasadat dhe Bashkimi Evropian kanë bërë thirrje që Institucionet e Kosovës të shmangin gjuhën e tensioneve.