Një person është sulmuar me thikë nga një i dyshuar në rrugën “Nazim Gafurri” sot në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga zyra e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Nga kjo zyrë i kanë thënë gazetës se i lënduari është duke marrë trajtim mjekësor, derisa nuk është raportuar për arrestimin e të dyshuarit.
“Me datë 20.10.2020 rreth orës 15:20 në rr. “Nazim Gafurri” në Prishtinë, është raportuar se një person është duke marrë trajtim mjekësor për lëndime trupore që dyshohet se janë si pasojë e një sulmi me mjet të mprehtë/thikë nga një person i dyshuar. Lidhur me rastin është intervistuar viktima, ndërsa njësitë kompetente policore janë duke e trajtuar rastin”, thuhet në përgjigjen e policisë./Gazeta Sinjali/