image Sule me shumë mundësi mund t'i bashkohet Barcelonës në afatin e verës

Futboll

Sule me shumë mundësi mund t’i bashkohet Barcelonës në afatin e verës

news image

Mediat në Spanjë raportojnë që Sule do të transferohet në Barcelonë nga Bayern Munchen

Siç shkruan El Nacional, Barcelona mund ta transferojë Niklas Sule si transfer të lirë, pasi që kontrata e gjermanit me Bayern Munich do të skadojë këtë verë.

Mbrojtësit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe thuhet se ai ka refuzuar ofertën e skuadrës gjermane për të qëndruar.

Raportohet se njëra prej arsyeve që e ka bërë këtë është se Barça janë të interesuar për ta marrë atë në Camp Nou, që është destinacioni i tij i preferuar. /Gazeta Sinjali Sporti/