image Suhareka në festë, Ballkani shpallet kampion i Superligës së Kosovës për sezonin e dytë radhazi

Futboll

Suhareka në festë, Ballkani shpallet kampion i Superligës së Kosovës për sezonin e dytë radhazi

news image

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka siguruar edhe matematikisht titullin e Superligës në futboll për edicionin 2022-23, me një xhiro pa përfunduar sezoni.

Fitorja e sotme e ‘portokallinjve’ ndaj Ferizajit 2-0 në Suharekë, i ka bërë zyrtarisht kampionë ata një xhiro pa përfunduar sezoni, pasi në anën tjeter përcjellësi i tyre, Drita ka pësuar disfatë nga Malisheva me rezultat 1-0 në Gjilan.

Me një xhiro pa përfunduar, Ballkani tani prin me 72 pikë në tabelë, teksa përcjellësi Drita ndodhet e dyta me 67 pikë.

Ballkani kësisoj arrin të mbrojë titullin kampion, duke triumfuar në Superligë për edicionin e dytë me radhë.

Skuadra e fundit e Superligës e cila kishte arritur ta mbronte titullin kampion, duke triumuar në dy sezone radhazi, ishte Feronikeli, duke e bërë këtë në sezonet 2014-15 dhe 2015-16.

Në xhiron finale, e cila do të zhvillohet vetëm si formalitet, Ballkani i shkon skuadrës së Gjilanit, kurse Drita luan si mysafir i Drenicës.

/GazetaSinjaliSport/