image Studentët nuk i gjetën gjërat e tyre në konvikte, lajmërohet Policia

Pandemia/ Studentët nuk i gjetën gjërat e tyre në konvikte, lajmërohet Policia

news image

Për shkak të pandemisë që përfshiu edhe vendin tonë, pas më shumë se dy muajsh prej kur Qendra e Studentëve është kthyer në karantinë për personat e ardhur nga jashtë, sot me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë u është lejuar studentëve të shkojnë për t’i marrë gjërat që i kanë lënë në dhomat e tyre. Por, studentët u ankuan se gjësendet e tyre nuk i gjetën aty ku i kanë lënë, shkruan Gazeta Sinjali.

Studentët kanë postuar nëpër rrjetet sociale se nuk i kanë gjetur rrobat, aksesorët madje njëra nga studentet e ka gjetur edhe arkën e kursimeve të thyer.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, tha se deri më tani janë paraqitur tetë raste të studentëve që u mungojnë gjësendet dhe të gjitha po trajtohen nga Policia e Kosovës.

Ai tregoi edhe se çka u mungoi atyre.

“Janë paraqitur tetë raste që u mungojnë gjërat. Kryesisht u mungojnë, patikat, këmishat, zingjir dore etj. I kemi marrë të gjitha deklarat dhe po trajtohen në polici”, tha Sfishta për Gazetën Sinjali.

Ndryshe, sinjalizuesit kanë dërguar postimet e studentëve të cilët kanë raportuar edhe në rrjetet sociale se çka nuk gjetën në dhomat e tyre.

Më poshtë shihni ankesat e studentëve. /Gazeta Sinjali/