image Studentët e UP-së mirëpresin vendimin e Senatit për afate shtesë të provimeve

Arsim

Studentët e UP-së mirëpresin vendimin e Senatit për afate shtesë të provimeve

news image

Me vendim të Senatit të Universitetit të Prishtinës, studentët do të mund të hyjnë në dy provime shtesë në afatin e nëntorit dhe të prillit.

Këto provime nuk do të llogariten për kusht, por një gjë e tillë u është mundësuar studentëve, pasi ka shumë të tillë, të cilët nuk kanë arritur t’i përfundojnë provimet e viteve paraprake.

Edhe pse sipas statutit të UP-së, Neni 111, afate të rregullta të provimeve janë janari, qershori dhe shtatori.

Në përgjigjen nëpërmjet postës elektronike, drejtues të Rektoratit për këtë çështje kanë vënë në dukje se në fuqi është vendimi i Senatit të UP-së i vitit 2019.

Studentët këtë vendim e mirëpresin, edhe pse kanë kërkesa shtesë.

“E kemi edhe të domosdoshme pse na duhet për me i kry edhe na nevojiten edhe për ata që s’e kanë nxanë kushtin për vit të fundit iu nevojitet shumë”, theksoi Iliriana Ademi, studente.

“Për studentët, ndoshta është i rëndësishëm për arsye se gjithmonë dëshirojnë me marrë nota të mira në afate tjera që me refuzu afatin e shtatorit”, deklaroi Gazmend Zikolli, student.

Por, vendimi i Senatit të UP-së për lejimin e afateve shtesë, nëntor dhe prill, për studentët, janë jashtë- statutore dhe nuk lejohen që të llogariten për kusht.

Këto afate Senati i UP-së ka marrë vendim t’i lejojë, pasi UP ka numër të madh të studentëve të cilët nuk kanë arritur t’i përfundojnë provimet e viteve paraprake dhe, si të tillë, po mbesin barrë e buxhetit të UP-së.

/GazetaSinjali/