image Pas Mjekësisë, fakulteti Juridik e Ekonomik drejtimet më të kërkuara nga studentët
[wp-story id="814678"]

Arsim

Pas Mjekësisë, fakulteti Juridik e Ekonomik drejtimet më të kërkuara nga studentët

news image

Interesimi për të studiuar në vetëm disa drejtime studimore si në Fakultetin Juridik dhe atë Ekonomik ka qenë më i shprehur vitet e kaluara.

Por, këtë vit nga Universiteti i Prishtinës thonë që kërkesa ka ndryshuar.

“Në afatin e parë të konkursit për studime kemi pasur rreth  8 mijë aplikantë për  5,600 vendet të lira të studimeve, drejtimet të kërkuara kanë qenë programet e studimit në Fakultetin e Mjekësisë”, tha për RTK-në Mimoza Ibrani, prorektore për mësim UP.

Edhe pse ekzistojnë disa kolegje juridike private në vend e rajon, dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës tha se interesimi për studiuar juridikun është i madh në gjithë botën.

“Diskursi që është i gabueshëm është mungesë informimi, në çdo vend të botës jurist dhe ekonomist ka më shumë, por jurist të mirë nuk është që ka edhe shumë”, tha Avni Puka, dekan i Fakultetit Juridik.

Dekani i Ekonomikut thotë se ky fakultet vazhdon të jetë atraktiv në përzgjedhjen e studentëve të rinj.

“Dy drejtime të cilat kanë numrin më të madh të cilat kanë paraparë  ka qenë drejtimi banka; financa dhe menaxhment “, tha Driton Balaj, dekan i Fakultetit Ekonomik.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Ismet Mulaj, kritikon universitetin që sipas tij nuk po i promovon mjaftueshëm programet të cilat janë me leverdi për studentët po ashtu edhe për industrinë.

“Universitetet të bashkëpunojnë më MASHTI-in, të japin bursa stimuluese për drejtimet që janë më interes për industrinë dhe për të rinjtë e Kosovës”, tha Mulaj.

/GazetaSinjali/