image Mbledhja për zgjedhjen e Këshillit Drejtues në UP pengohet nga studentët dhe senatorët
[wp-story id="814678"]

Arsim

Mbledhja për zgjedhjen e Këshillit Drejtues në UP pengohet nga studentët dhe senatorët

news image

Gjatë ditës së sotme studentët senatorë dhe përfaqësuesit legjitim të studentëve në Universitetin e Prishtinës, kanë protestuar në mënyrë paqësore me qëllim për të penguar procesin e zgjedhjes së Këshillit të ri drejtues, kështu duke mos i lejuar të hyjnë brenda objektit dekanët, profesorët si dhe fituesit e zgjedhjeve të fundit.

Kjo mbledhje ishte e paraparë të mbahet në orën 14:00, derisa në vendin e ngjarjes është paraqitur edhe policia, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, bëhet e ditur se Parlamenti Studentor dhe studentët senatorë do të ngrisin kallëzim penal ndaj u.d. Sekretarit Besfort Krasniqi dhe Rektorit Naser Sahiti për shkelje flagrante të Statutit të Universitetit të Prishtinës.

Sipas tyre, “Rektori dhe u.d. Sekretari i Përgjithshëm për interesat e tyre klanore në vend të interpretimeve ata dhanë mendime personale. Këtu përfshihen edhe disa dekanë dhe profesorë të tjerë, që sot kanë shkelur nenin 44 të Statutit të Universitetit të Prishtinës që përcakton: ‘…Mandati i anëtarëve nga radha e studentëve është një vit, pa të drejtë të rizgjedhjes. Mandati i tyre fillon me 1 tetor'”.

/GazetaSinjali/