image Hapet aplikimi për shtesat nga 100 euro për studentët, ky është linku

Kosovë

Hapet aplikimi për shtesat nga 100 euro për studentët, ky është linku

news image

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se është hapur aplikimi për studentët, të cilëve u është premtuar mbështetje prej nga 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacion.

Murati tregoi në Facebook se kush mund të aplikojë dhe sa kohë do të jetë i hapur aplikimi.

“Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës. Aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë”, shkroi Murati.

Ministri tha se pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen me institucionet arsimore të akredituara, dhe listat e konfirmuara do të procesohen për pagesë.

Formulari i aplikimit për studentët shtetas të Kosovës këtu.

Formulari i aplikimit për studentët jo-shtetas të Kosovës këtu.

/GazetaSinjali/