image Studentët kërkojnë të ulet kriteri për kalueshmëri dhe të lirohen nga pagesa e semestrit

Kosovë

Arsim/ Studentët kërkojnë të ulet kriteri për kalueshmëri dhe të lirohen nga pagesa e semestrit

news image

Përveç shtyerjes së afatit të qershorit për mbajtjen e provimeve, studentët tani ia kanë nisur edhe disa kërkesa të tjera Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, shkruan Gazeta Sinjali.

Organizata studentore “Unioni i Studentëve Pro Europian” ka kërkuar nga Senati i UP-së që përveç shtyerjes së afatit të provimeve, të ulet edhe kriteri i kalueshmërisë së vitit për studentët e të gjitha niveleve dhe të njëjtit të lirohen nga pagesa e semestrit dhe pagesa për paraqitjen e provimeve.

Dielleza Bekteshi, studente e vitit të dytë të Fakultetit të Ndërtmitarisë dhe Arkitekturës, drejtimi Konstruktiv, e cila është iniciatore e këtyre kërkesave, thotë se kërkesat kanë ardhur për shkak se mësimi online ka qenë shumë i vështirë, sidomos për drejtimin e saj dhe për shkak të pezullimit të afatit të prillit.

“Së pari ka qenë inciativë e imja. Unë jam studente e vitit të dytë në Fakultetin e Teknikut drejtimi Konstruktiv Ndërtimtari dhe kemi nisur këtë peticion. Fillimisht, kemi kontakuar me Dekanin së pari për Elaboratet ka qenë shumë e vështirë, këto janë disa detyra që ipen nga profesorët e lëndeve dhe në fillim ka qenë shumë e vështirë. Unë kam biseduar me dekanin shumë herë që të shtyehen ose të pezullohen, për momentin ka qenë e pamundur prej tyre. Mësimi online ka qenë shumë i vështirë për ne studentët të cilët, kryesisht, lëndët i kemi të gjitha me detyra dhe vështirë të akseptueshme. Së bashku me peticionin ku kërkojmë të ulet kushti se ne në normalitet duhet patjeter të japim 6 provime te vitit të dytë për të fituar të drejtën për të vijuar vitin e tretë dhe pasi që afati i prillit nuk është mbajtur kërkojmë që (afati i prillit) të jetë ne qeshor dhe qershori pastaj”, tha ajo për Gazetën Sinjali.

Studentja e UP-së thotë se lidhur me këto kërkesa, kolegu i saj, Fisnik Tërshana ka përpiluar letër publike dhe tashmë ua ka dërguar të gjithë anëtarëve të Senatit të Universitetit të Prishtinës.

Gazeta Sinjali sot raportoi që rreth 2000 studentë e kanë nënshkruar peticionin përmes të cilit kërkojnë që afti i prillit të mbahet në qershor, kurse afati i provimeve të qershorit të mbahet në shtator./Gazeta Sinjali/