image ‘Stërvitjet individuale të lojtarëve nuk do të kenë efekt nëse kjo gjendje vazhdon edhe një muaj’

Futboll

Futboll/ ‘Stërvitjet individuale të lojtarëve nuk do të kenë efekt nëse kjo gjendje vazhdon edhe një muaj’

news image

Trajneri i grupmoshave u19 të Dritës, Genc Sermaxhaj beson që stërvitjet individuale të lojtarëve të Superligës së Kosovës nuk do të kenë efekt nëse kjo gjendje vazhdon edhe për një muaj në vendin tonë.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, Sermaxhaj tha se pas një muaji stërvitjet individuale do të jenë të pamjaftueshme.

“Deshëm apo nuk deshëm kjo pauzë në të gjitha kampionatet e në veçanti kampionatin tonë do të ndikojë dukshëm. Me aq sa kam parë të gjithë futbollistët po vazhdojnë me seancat stërvitore individuale për të mbajtur formën e tyre fizike në nivel.”

“Mirëpo të gjithë shpresojmë se kjo gjendje me Covid 19, të kaloj sa më shpejtë dhe të rikthehemi në normalitet, por nëse kjo zgjatet dhe gjendja vazhdon për 1 muaj e më tepër, atëherë edhe stërvitjet individuale janë të pamjaftueshme.”, u shprehë ai.

Tutje, ai shtoi se përkundër stërvitjeve individuale do të humbet ndjeshmëria ndaj topit’

“Humbet ndjeshmëria ndaj topit, gjendja fizike bie edhe përkundër stërvitjeve individuale, bie forma e përgjithshme e lojtarëve sikur kur rikthehen nga pushimi mes sezonal”, tha trajneri i Dritës.

Sipas tij, përjashtim nga kjo bëjnë futbollistët që luajnë në kampionate evropiane.

“Futbollistët që një javë po merrën me stërvitje individuale kudo në botë, por këtë mund ta vazhdojnë edhe 10 ditë, por nëse zgjatet më shumë, atëherë nuk kanë efekt as këto.”

“Duhet të bëjmë përjashtim mes lojtarëve të kampionatëve evropiane  sepse niveli i tyre i përgjithshëm qoftë fizik, pastaj kushtet e punës ku ata stërviten të cilët kanë madje edhe fitnesin brenda shtëpive të tyre, ushqimi në nivel të duhur e shumë gjëra tjera, atëherë tek ata nuk vërehet mungesa e pauzës. Shpresojmë që kjo gjendje sa më shpejt të kaloj sa më mirë dhe t’i rikthehemi nomalitetit”, përfundoi ai.

Deri më tani në Kosovë janë paraqitur 28 raste me koronavirus. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë shtoi se dy javët e ardhshme janë tejet të rëndësishme./Gazeta Sinjali/