image Sterling konfirmon largimin nga Manchester City pas shtatë vitesh

Futboll

Sterling konfirmon largimin nga Manchester City pas shtatë vitesh

news image

Raheem Sterling ka konfirmuar largimin e tij nga skuadra e Manchester Cityt, pas shtatë vitesh të shpenzuara tek klubi anglez.

Sulmuesi anglez do të kompletojë së shpejti transferimin e tij tek Chelsea.

27-vjeçari është dakorduar për një kontratë pesë-vjeçare me klubin londinez, deri më 2027, ku do të jetë një nga lojtarët më të paguar në Premierligë.

Sterling iu bashkua Man Cityt në korrik të 2015 nga Liverpooli për shumën e 49 milionë funteve.

Ai zhvilloi 337 paraqitje për Man Cityn në të gjitha garat, duke shënuar 131 gola, duke regjistruar 94 asiste e duke fituar 12 trofe.

/GazetaSinjaliSport/