image Statistika shqetësuese e Juventusit në Ligën e Kampionëve

Futboll

Futboll/ Statistika shqetësuese e Juventusit në Ligën e Kampionëve

news image

Humbja nga Lyon në 1/8 e Ligës së Kampionëve, vërtetoi se ky sezon i Juventusit është i vështirë dhe se nuk është duke kaluar në formë të mirë.

Skuadra e Maurizio Sarrit, si asnjëherë në vitet e fundit, ka filluar të çaloj në Serie A, në garën për titull, duke lëshuar shumë pikë.

E njëjta formë po e përcjell edhe në Ligën e Kampionëve, ku u mposhtën nga Lyon me rezultat 1:0.

Me humbjen nga Lyon, Juventus regjistroi një rekord negativ, duke pësuar tri humbje radhazi në udhëtim në Ligën e Kampionëve.

Dy humbjet e sezonit të kaluar nga Atletico Madrid dhe Ajax, dhe kjo këtë sezon nga Lyon, çon serinë e Juventusit në tri humbje radhazi larg shtëpisë.

Kjo humbje bëhet edhe më e rëndë, kur dihet se Juventus nuk kishte humbur nga një ekip francez që nga viti 2009.