image Juventusi triumfon ndaj Fiorentinas, arrin në finale të Kupës së Italisë

Futboll

Juventusi triumfon ndaj Fiorentinas, arrin në finale të Kupës së Italisë

news image

Juventusi ka arritur që të triumfojë ndaj Fiorentinas duke arritur në finale të Kupës së Italisë, shkruan Sinjali Sport.

‘Bardhezinjtë’ mposhtën me rezultat të pastër 2-0 skuadrën e Fiorentinas në “Allianz Stadium”, ndërsa udhëhoqën me rezultat 3-0 në total, pas fitoren 1-0 në ndeshjen e parë mysafir.

Dy golat për ‘biankonerët’ u realizuan nga Federico Bernardeschi në minutën e 32-të, teksa i dyti erdhi në fund të ndeshjes në kohën shtesë nga Danilo.

Juventusi në finale do të përballet me Interin, në Romë më 11 maj.

/GazetaSinjaliSport/