image "S'po shkohet në shkollë", nxënësit marshojnë në Prishtinë

Arsim

“S’po shkohet në shkollë”, nxënësit marshojnë në Prishtinë

news image

Sot u mbajt marshi i nxënësve “S’po shkohet në shkollë”, në Prishtinë, ku nxënësit shprehën pakënaqësitë e tyre me kushtet në të cilat po zhvillohet mësimi në shkollat tona.

“Cilësi në arsim”, “Ku janë psikologët”, “S’kom ardh me më gjyku, por me mësu”, “Boll kena heshtë”, ishin disa nga parullat në duart e tyre me të cilat marshuan në shesh numër i madh i nxënësve.

Marshi u mbajt në 29 qytete të Kosovës, ndërsa Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) ka bërë të ditur se cilësia e arsimit, përmbajtjet mësimore, sjelljet e profesorëve, infrastruktura e institucioneve shkollore si dhe fenomenet negative prezentë me të cilat përballen nxënësit e shkollave tona janë vetëm disa prej pikave për të cilat po marshojnë.

/GazetaSinjali/