image Spektakël në Valencia, fitorja i takon Barcelonës

Futboll

Spektakël në Valencia, fitorja i takon Barcelonës

news image

Ndeshja më interesante në xhiron e 34 në Laligë u zhvillua mes Valencias dhe Barcelonës, shkruan Sinjali Sport.

Valencia i bëri “konak” skuadrës katalunase në stadiumin “Estadio de Mestalla”.

Rezultati përfundimtar në këtë duel është 2-3.

Gabriel Paulista ishte ai që e hapi këtë sfidë në minutën e 50-të, ndërsa Lionel Messi barazoi shpejt pas shtatë minutave.

Antoine Griezmann shënoi në të 63-ën për të dërguar Barcën në epërsi.

Ndërsa për golin e tretë u përkujdes argjentinasi Messi, i cili shënoi nga gjuajtja e lirë një super gol (69’).

Gol tjetër i hatashëm u realizua nga Carlos Soler duke e ngushtuar rezultatin në minutën e 83-të, por kjo ishte e tëra në këtë super derbi.

Skuadra e Koeman pas fitores gjendet në vendin e tretë me 74 pikë dhe është në garë për trofeun e ligës.

Valencia në tjetrën anë po kalon një formë të dobët këtë edicion, duke u pozicionuar në të 14-ën pozitë me 36 pikë të arkëtuara. /Gazeta Sinjali Sporti/