Manchester United nuk është duke kaluar në një formë të mirë dhe tanimë raportohet se Gunnar Solskjaer do të shkarkohet.
Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate është një ndër pretendentët për të zënë vendin e Ole Gunnar Solskjaer tek Manchester United.
‘The Sun’ raporton se Solskjaer është në ditët e fundit tek Manchester United, pas rezultateve të dobëta me skuadrën që rezultuan me nisjen më të dobët të kampionatit që nga viti i largët 1988.
Përpos përzgjedhësit të Anglisë, drejtuesit e Manchester United po e konsiderojnë edhe ish trajnerin e Tottenhamin, Mauricio Pochettinon si zëvendëses ideal për skocezin./Gazeta Sinjali/