image Sot u bënë 15-të vite prej kur “Santiago Bernabeu” u mahnitë nga Ronaldinho

Futboll

Sot u bënë 15-të vite prej kur “Santiago Bernabeu” u mahnitë nga Ronaldinho

news image

Ronaldinho Gaucho, padyshim që është njëri ndër futbollistët më të veçantë në historinë e futbollit, për shkak të pozitivitetit dhe spektaklit që dhuronte në fushën e gjelbër.

Sot janë bërë 15-të vite kur Ronaldinho dhuroi një spektakël futbolli në “Santiago Bernabeu” duke gjunjëzuar “mbretërit” në “tempullin” e tyre dhe duke marrë duartrokitje nga fansat madrilien që ishin të pranishëm në stadium, shkruan Sinjali Sportiv.

Barcelona e fitoi atë “El Classico” me rezultat 0-3, ku Ronaldinho e shënoi një gol, por dhuroi spektakël futbolli dhe i dha një leksion të paharrueshëm mbrojtësve të Real Madridit.

“Dinho” ishte i dashur thuajse nga çdo fans i futbollit dhe mbetet në historinë e Barcelonës si njëri nga futbollistët më të mirë që ka luajtur në “Camp Nou” .

/Sinjali Sportiv/