image Sot, temperaturat në Greqi deri në 45 gradë Celsius

Evropë

Sot, temperaturat në Greqi deri në 45 gradë Celsius

news image

Sot temperaturat në Greqi priten të shkojnë deri në 44-45 gradë celsius, njofton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur meteorologu grek Sakis Arnaoutogloi, duke treguar se temperaturat priten të pësojnë një ulje në fundjavë.

Ndërkohë, ekspertët thonë se temperaturat e larta përgjatë kësaj jave do jenë prezentë edhe gjatë orëve të natës.

Ndërkaq, nga data 13 gusht temperaturat pritet të kenë vlera normale për këtë periudhë në Greqi.

E gjatë ditëve të fundit temperaturat e larta vijojnë të shoqërojnë shumë vende të rajonit.

/GazetaSinjali/