image Sot rihapet Terminali Doganor në kompleksin e “Trepçës”

Kosovë

Sot rihapet Terminali Doganor në kompleksin e “Trepçës”

news image

Këtë të marte do të rihapet Terminali Doganor në kompleksin e “Trepçës”.

Rihapja e këtij terminali do të bëhet me ceremoni. Në këtë ceremoni do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu dhe menaxhmenti i “Trepçës”.

Ceremonia e rihapjes së Terminalit Doganor në kompleksin e “Trepçës” do të fillojë në orën 09:00./Gazeta Sinjali/