Masat e reja antiCOVID- 19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, e të cilat në shumë komuna kufizojnë lëvizjen e lirisë nga ora 19:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, po kundërshtohet nga bizneset por edhe qytetarët.
Për këtë “Zëri i Popullit” ka paralajmëruar një protestë në shenjë pakënaqësie me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.
Protesta e thirrur përmes rrjeteve sociale pritet të mbahet sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, në ora 11:00.
Masat, sipas këtij vendimi të qeverisë do të vlerësohen pas dy jave, varësisht nga situata epidemiologjike në vend dhe si i tillë vlen deri në një vendim tjetër.
Masat e marra parashohin tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna./Gazeta Sinjali/