image Sot në Malishevë mbyllen të gjitha barnatoret dhe dyqanet, përveç atyre ushqimore

Kosovë

Njoftim/ Sot në Malishevë mbyllen të gjitha barnatoret dhe dyqanet, përveç atyre ushqimore

news image

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se janë të shqetësuar pas konfirmimit të 17 rasteve të reja me koronavirus në këtë komunë.

“Kërkojmë që qytetarët të izolohen këto ditë. Ky është apeli im ndaj qytetarëve të Malishevës. Bukë e krip për 2-3 javë që ta ruajmë jetën tonë. Nuk kemi frikë dhe jam i bindur Zoti jep jetë dhe merr jetë, jemi besimtarë dhe do ta kalojmë këtë situatë. Mbyllemi për pak ditë që ta kalojmë këtë të keqe”, ka thënë Begaj.

Begaj mbrëmë njoftoi se që nga sot do të mbyllen të gjitha barnatoret dhe dyqanet në këtë komunë, përveç atyre ushqimore.

“Nuk e dimë burimin, por besoj se qytetarët dhe Instituti i Shëndetit Publik do të na e tregojnë Po e hulumtojmë se prej nga është burimi. Që nga nesër kërkojmë që të gjitha lokalet të mbyllen – edhe barnatoret – përveç dyqanet ushqimore”, njoftoi mbrëmë Begaj.

“Është vështirë të hulumtohen të gjitha kontaktet. Nuk po kërkoj fajtor sepse kjo e ka përfshirë të gjithë botën”.

I pari i Malishevës bëri të ditur se deri tash 900 familjeve u kanë shpërndarë ushqim dhe që kanë ende rezerva.

“Kemi rezerva dhe garantoj qytetarët se për ushqim nuk do t’i lëmë keq”.

“Kjo që na ka ndodhur tregon se nuk kemi qenë të kujdesshëm”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që deri tani në gjithë Kosovën janë konfirmuar 165 raste, prej të cilëve 61 janë nga Komuna e Malishevës./Gazeta Sinjali/