image Sot fillon stinori pranveror, na presin dy ndeshje interesante në Superligë

Basketboll

Sot fillon stinori pranveror, na presin dy ndeshje interesante në Superligë

news image

Sot dhe nesër do të zhvillohet xhiroja e 15-të apo e para për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Sporti në Sinjali.

Sot (e shtunë) në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje, të cilat pritet të jenë mjaft interesante.

Skuadra lidere, Rahoveci, e pret në ‘Mizahir Isma’ Vëllaznimin. ‘Vreshtarët’ momentalisht renditen në pozitën e parë me 25 pikë, kurse Vëllaznimi i parafundit (i shtati) me 18 pikë. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 15:00.

Ndeshja tjetër zhvillohet mes dy rivalëve të vjetër, Bashkimit dhe Trepçës. Të dy skuadrat kanë qenë aktive gjatë afatit kalimtar dhe takimi prej tyre pritet të jetë interesant.

Prizrenasit momentalisht renditen në pozitën e pestë me 22 pikë, kurse mitrovicasit të fundit me 16 pikë. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00 në ‘Sezai Surroi’. /Sporti në Sinjali/.