image Mbyllet afati kalimtar: Këto janë të gjitha transferimet e bëra në Superligë
[wp-story id="814678"]

Basketboll

Mbyllet afati kalimtar: Këto janë të gjitha transferimet e bëra në Superligë

news image

Sot (e premte), në ora 16:00 ka përfunduar afati kalimtar i janarit në basketboll, ku kishte shumë transferime të bujshme, shkruan Sporti në Sinjali.

KB Golden Eagle Ylli po vlerësohet të jetë klubi me transferimet më të bujshme. Klubi nga Suhareka ka transferuar dy reprezentuesit e Kosovës, Erjon Kastratin e Gëzim Morinën, dhe basketbollistin amerikan, Elyjah Clark.

KB Trepça gjithashtu ka bërë bujë me rikthimin e Drilon Hajrizit në skuadër, teksa janë përforcuar edhe me Blend Mehanën e Roni Koshin.

Edhe KB Ponte Prizreni ka bërë një transferim të bujshëm, duke angazhuar basketbollistin amerikan, por me pasaportë të Kosovës, Divine Myles.

KB Sigal Prishtina gjithashtu ka bërë ‘goditje’ në këtë afat kalimtar, duke transferuar ish-basketbollistin e Pejës, Nigel Johnson, dhe Blackston Gary Norman.

Klubi që hyri në Superligën e Kosovës në këtë edicion, KB Vëllaznimi, ka shtuar në radhët e veta Andi Shehun, Atik Koshin dhe Engjull Sollovën.

Ndërkaq, KB Peja riktheu në skuadër Leonard Mekajn, teksa KB Bashkimi u përforcua me Stephen Xavier Croone.

KB Rahoveci është klubi i vetëm që nuk ka transferuar asnjë basketbollist.

Kujtojmë se afati mbetet i hapur për basketbollistët e huaj, të cilët mund të regjistrohen deri 72 orë para xhiros së 22-të. /Sporti në Sinjali/.