image Superliga e Kosovës në basketboll me sfida interesante, vëmendja në Pejë

Basketboll

Superliga e Kosovës në basketboll me sfida interesante, vëmendja në Pejë

news image

Xhiroja e pestë e Art Motion Superligës fillon me ndeshjen shumë interesante ndërmjet Pejës dhe Prizreni 16.

Takimi zhvillohet të enjten (nesër) nga ora 17:00. Të dy skuadrat kanë nga tri fitore dhe një humbje në këtë edicion, andaj pritet një përballje shumë interesante në Pejë.

Të dy skuadrat humbjen e vetme në këtë edicion e kanë pësuar nga Trepça. Pejanët kanë hyrë në këtë edicion me ambicie të mëdha, kurse prizrenasit e fituan Superkupën, që ishte trofeu i parë në histori të klubit.

Verdhezinjtë kanë mundur Bashkimin, Sigal Prishtinën dhe Rahovecin, kurse basketbollistët nga Prizreni kanë shënuar fitore ndaj Rahovecit, Golden Eagle Yllit dhe RC Cola Dritës.

Takimet tjera zhvillohen në fundjavë. Në të gjitha ndeshjet e basketbollit lejohen 10 % e tifozëve në palestra.

Java 5

E enjte
17:00 Peja – Prizreni 16

E shtunë
19:00 Sigal Prishtina – Rahoveci       

E diel
17:00 Bashkimi – Trepça 
19:00 Drita – Golden Eagle Ylli

 /Gazeta Sinjali Sporti/