Sot shënohen 13 vjet nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, kur mbetën të vrarë katër qytetarë.
Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës më 21 janar 2011.
Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale , ku shkruan “Drejtësi për 21 Janarin”.
Më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri protestoi para Kryeministrisë.
Protesta degradoi në dhunë dhe përplasje ndërsa nga brenda Kryeministrisë u hap zjarr duke sjellë edhe bilancin tragjik me katër viktima.
Edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre.