image Sonte pritet debutimi i Edon Zhegrovës me Lille

Futboll

Sonte pritet debutimi i Edon Zhegrovës me Lille

news image

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova dje ka nënshkruar kontratë me kampionin aktual të Francë, Lille. Zhegrova sot pritet të luajë ndeshjen e parë në kuadër të ekipit të ri, raporton Sinjali Sporti.

Lille do të përballet sonte me Marseille, me fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 21-të në Ligue 1.

Lille ka 28 pikë dhe është në vendin e 10-të, ndërsa Marseille është e treta me 36 pikë.

/Gazeta Sinjali Sporti/