image Sonte ndalen dritat dhe muzika në të gjitha lokalet e gastronomisë

Sociale

Sonte ndalen dritat dhe muzika në të gjitha lokalet e gastronomisë

news image

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka bërë thirrje që sot, nga ora 20:00 të ndalen dritat dhe muzika në të gjitha lokalet e gastronomisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo thirrje vjen pasi sot shënohet 1 vjetori i paraqitjes së rastit të parë me COVID-19 në Kosovë.

“Ftesë publike. Të dashur gastronomë, punonjës, qytetarë të vendit. Sot me 13 mars, po bëhet një vit që po përballemi me pandeminë COVID-19.  Shumë punëtorë të papunë, shumë biznese të falimentuara, e mbi të gjitha, shumë viktima të shkaktuara. Për nder të të gjithë atyre që ishin në vijë të parë të frontit duke u përballur me të padukshëm e të dukshmen, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ju fton të gjithëve, që sonte në ora 20:00, T’I NDALIM DRITAT DHE MUZIKËN PËR 5 MINUTA në të gjitha lokalet e gastronomisë, në të gjitha hotelet, marketet, butiqet, shtëpitë, banesat, pra në tërë Kosovën. Së bashku deri në fundin e kësaj beteje!”, njofton shoqata.

/GazetaSinjali/